Deputeti Haxhi Avdyli ka reaguar pas dështimit të formimit të Qeverisë së re.
Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se skena politike në Kosovë është ndarë qartë në dy blloqe.
“Në njërën anë është koalicioni VV–Guxo–pakicat jo serbe që mori 56 vota, ndërsa në anën tjetër PDK–LDK–AAK dhe Lista Serbe me 52 vota,” – ka shkruar Avdyli.
Për zgjedhjet e ardhshme do e keni shumë më lehtë për të zgjedhur, sepse tashmë janë krijuar dy blloqe politike të mëdha.
➡️Në njërën anë e keni Koalicioni VV – Guxo – pakicat jo serbe, që sot morri 56 vota…
➡️Në anën tjetër e keni Koalicionin tashmë të shpallur edhe publikisht PDK – LDK – AAK dhe Lista Srpska që morrën 52 vota.
Me koalicionin e parë do jenë qytetarët e Kosovës, me këtë të dytin, pres nga ju në komente të na tregoni kush mund të rreshtohet me ta …



Të tjera
Zgjidh sportin e duhur për ty
“Miqtë” që duhet t’i largojmë nga jeta jonë
Pesë gjëra që duhet t’i dini