Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, i ka bërë lutje partive të ish-opozitës që të votojnë për formimin e qeverisë Konjufca, si dhe të miratojnë marrëveshjet ndërkombëtare dhe projekt-buxhetin për vitin 2026.
Ajo, duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës për seancën për votimin e qeverisë së re, kërkoi nga ish opozita t’i japë mbështetje Konjufcës, pasi siç tha, është person unifikues.
Haxhiu ka një lutje për ish opozitën: Votoni Glauk Konjufcën
“I bëj lutje që të kenë qasje pozitive dhe ta mendojmë interesin e shtetit, qytetarëve të Kosovës dhe të jenë në seancë për të votuar dokumente të rëndësishme. Glauk Konjufca është personi i dytë më i votuar në Kosovë. Të gjithë e dinë dhe ju jeni dëshmitarë që edhe qëndrimet e opozitës në raport me figurën e zotëri Konjufcës dhe ata e kanë përmendur atë si person unifikues. Sot është momenti që t’i japin mbështetje zotëri Konjufca. Ne nuk kemi pse të shkojmë në dy palë zgjedhje në një kohë të shkurtër, nëse edhe nuk dakordohemi për emrin e presidentit. Për hir të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, le ta votojmë mandatarin dhe ta mbështesim zotëri Konjufca”, tha ajo.



Të tjera
Kurrë në jetën time deri në vitin 2001 nuk kam qenë në Reçak
Incidentet në rritje për urrejtjen e neverishtme anti-muslimane duhet të adresohen
Pas rënies së intensitetit të shiut, situata nën kontroll