Haxhiu dhe ambasadorja e Kroacisë flasin për thellimin e bashkëpunimit

Haxhiu dhe ambasadorja e Kroacisë flasin për thellimin e bashkëpunimit

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, përcjell KosovaPost.

Sipas njoftimit, në këtë takim u rikonfirmuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.

Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën, në veçanti në rrugëtimin euroatlantik të vendit.