Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të policisë, prokurorisë dhe gjykatës në Mitrovicën e Veriut, për të diskutuar trajtimin e rasteve të pretenduara të ngacmimeve seksuale, përcjell KosovaPost.
Haxhiu, në një postim në Faceboo, theksoi rëndësinë e trajtimit të çdo rasti me profesionalizëm, duke garantuar se drejtësia do të ofrohet për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie apo vendndodhjeje.
Ajo ftoi qytetarët të raportojnë çdo rast ngacmimi apo dhune seksuale pranë institucioneve përkatëse.
“Drejtësia, barazia dhe dinjiteti janë vlera që nuk negociohen. Së bashku, mund të ndërtojmë një shoqëri ku respektohet çdo individ dhe ku ngacmimi seksual nuk ka vend”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.



Të tjera
E pini kafenë e zezë? Ja çfarë thotë shkenca për ju
Këto ushqime janë ideale për funksionimin optimal të trurit
Dy arsye pse ndiheni gjithmonë të lodhur, edhe pse keni fjetur shumë