Ushtruesja e detyrës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 9 prillin 1999 si një nga ditët më të rënda të luftës në Kosovë.
Përmes një postimi publik, ajo ka rikujtuar ngjarjet tragjike që ndodhën në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc, ku humbën jetën 28 dëshmorë dhe 32 martirë.
Haxhiu ka theksuar se në mesin e të rënëve kishte burra, gra dhe të rinj, të cilët nuk u tërhoqën përballë dhunës, por zgjodhën të qëndrojnë. Ajo ka veçuar edhe disa nga emrat, si Luminije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu dhe Mukadeze Muhaxheri-Lika, duke theksuar se sakrifica për liri ka qenë e përbashkët dhe e barabartë.
Sipas saj, edhe pas 27 vitesh, kujtimi për të rënët mbetet obligim dhe përgjegjësi për të gjithë, në mënyrë që sakrifica e tyre të ruhet e plotë.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, ka përfunduar ajo.



Të tjera
12 udhëzime për jetën, sipas psikiatrit të njohur
“Rritet kritika ndaj Izraelit në SHBA, sondazhet sinjalizojnë ndryshim të opinionit publik”
Koshare bashkon krerët shtetërorë e politikë për homazhe