Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me ftesë të homologes së saj sllovene, Andreja Katiq, mori pjesë në konferencën “Drejt BE – ngritja e integritetit dhe pavarësisë së Drejtësisë Penale në Ballkanin Perëndimor”.
Haxhiu, thotë se në këtë konferencë, paraqiti të arriturat e Kosovës në sundim të ligjit e drejtësisë penale si dhe tha se foli rreth angazhimit për fuqizimin e institucioneve të drejtësisë .
“Në fjalën time, paraqita të arriturat e vendit tonë në fushën e sundimit të ligjit dhe drejtësisë penale me theks përmenda faktin që Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, po angazhohemi për fuqizimin e institucioneve të drejtësisë dhe përmirësimin e besimit qytetar në sistemin e drejtësisë”, tregoi ministrja për atë që diskutoi në këtë tryezë në Slloveni.
Haxhiu thotë të ketë rikthekusar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të ecur me hapa të sigurt drejt integrimit evropian, duke garantuar një drejtësi të pavarur, të paanshme dhe efikase.



Të tjera
Aktivistja Greta Thunberg arrestohet në protestën pro-palestineze në Londër
Pse deti na bën të lumtur?
AUV asgjëson 2064 kilogramë mish pule