Kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu foli për media pas dështimit të senacës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ajo tha që për të dhe për VV është shqetësuese që nuk po respektohet aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Ajo uroi që ish-opozita të reflektojnë.
“Besoj që qëndrimet e opozitës po i shihni të gjihtë ka një tendencë të vazhdueshme për ta bllokuar. Opozita po vazhdon me një qasje të papranueshme duke mos marrë përhgjegjësinë që iu takon, është përgjegjësi që të votojnë për, kundër apo të abstenojnë, është përgjegjësi e tyre për të konstituar kuvendin. Duhet të dalim tashmë nga kjo situatë. Nëse nuk pajtohen më këtë komision le të votojnë kundër, mendoj që kjo është sjellje e papranueshme, mendoj që secili nga ne duhet ta marrë përgjegjësinë”, tha Haxhiu.



Të tjera
Dënimi i rrallë i UEFA-s që s’ka ndodhur që nga 2019-a, mund të shkojë në favor të Realit
Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Fikrim Damkës për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Kurti u dërgon ftesa opozitës, vjen reagimi nga AAK-ja