Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, transmeton KosovaPost.
Gjatë bashkëbisedimit ajo theksoi marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha që kontribuojnë në zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.
Kryetarja Haxhiu vlerësoi rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.



Të tjera
Maska po ju acaron lëkurën, mbroni kështu fytyrën
Policia dhuron donacion për shoqatën Down Syndrome Kosova Kosova News Kosova
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Presidenca dorëzon komentet në Kushtetuese