Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundit politike

Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundit politike

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, prioritetet e Kuvendit, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në mbështetje të proceseve demokratike në vend.