Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.
Gjatë bashkëbisedimit, thuhet se ajo theksoi marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha që kontribuojnë në zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.
“Kryetarja Haxhiu vlerësoi rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, shkroi Kuvendi i Kosovës përmes një postimi në Facebook.



Të tjera
Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…
“Çmenden” drejtorët sportivë të Superligës, fyerje dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve
Kritika ndaj medias nuk është sulm ndaj lirisë së saj