Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka thënë se fituese e zgjedhjeve të fundit në vend ka qenë Vjosa Osmani dhe jo Albin Kurti.
Haziri ka thënë se prijëse e listës së LVV-së në zgjedhjet e kaluara ka qenë Vjosa Osmani dhe ato 90 mijë vota i kanë shkuar nga besimtarët e LDK-së.
“Ajo trojka që unë e kam gjetur në bashkëadministrim të institucioneve të Kosovës ju kanë subordinu z.Kurtit si fitues i zgjedhjeve të fundit.
Në fakt fituese e zgjedhjeve ka qenë Vjosa Osmani, se Albin Kurti nuk ka qenë pjese e listës, në krye të listës ka qenë Vjosa Osmani dhe qato 90 mijë vota të besimtarëve të LDK-së i kanë shku, askush nuk ka thënë kem me votu Albinin, kanë thënë ne duhet me votu Vjosën, Vjosa paska shku atje”, ka thënë Haziri.



Të tjera
Gabimet që çojnë në pagjumësi
Nuk ka arsye pse të mos qëndrojë te PSG
Bastoni kërkoi falje për gabimin, duhet të luajë për Italinë