Deputeti i LDK-së, Lufti Haziri ka thënë se situata është e njëjtë dhe se mungesa e një vullneti politik për të gjet një zgjidhje të shpejtë politike është bërë e pavlefshme me përmend.
“Jemi vonë, është bërë neveritëse për qytetarët dhe vetë neve. Ka rrugë e mundësi që duhen mu shtjerr deri në fund. Për LDK-në nuk ka të bëjë emri i përveçëm por parimi që konstituimi të finalizohet, dhe një marrëveshje politike është përtej urgjencës sepse Kosova është në krizë politike”, tha Haziri.
Ai shtoi se mirëmbajtja dhe kujdestaria në Qeveri edhe ashtu me probleme, e bënë këtë vend me pauzu shumë poshtë.
Haziri tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk po punon për zhbllokim të Kuvendit.



Të tjera
Ushqimet që duhet të hani në mëngjes për uljen e tensionit të lartë
Përballja prishtinase mbyllet baras, fitojnë Ferizaj dhe Drenica
Ndikimi i lëngut të panxharit në uljen e tensionit të lartë