Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për sfidat e bashkëpunimit politik pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, të cilat nuk sollën krijimin e një qeverie të re dhe çuan vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme më 28 dhjetor.
Zgjedhjet dhjetorit rezultuan me një fitore historike për LVV-në e Albin Kurtit, ndërsa LDK-ja doli e treta me rreth 13 për qind të votave.
Sipas analistëve, qasja e LDK-së “as mish, as peshk” gjatë 2025-tës çoi në këtë rënie të LDK-së.
Por, Haziri ka theksuar se mungesa e bashkëpunimit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ishte e kaluara jo aq e lavdishme e LDK-së me Vetëvendosjen dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
“LDK e ka pas definimin e politikës së vet karshi kësaj situate. Me këtë përshkrim. Ne kemi pas bashkëpunim me VV-në edhe si opozitë edhe si tendencë për të ndërtuar qeveri bashkë, dhe kemi ndërtuar qeveri bashkë dhe s’kemi mund me funksionu. Përvoja jonë e bashkëpunimit me LDK-në ka qenë evidente, ka përfunduar me mocion mosbesimi. Përvoja me VV-në ka përfunduar me shkarkimin të njëanshëm të kryeministrit në atë kohë. Këto përvoja nuk të japin të drejtë me u sjell para qytetarëve me situatë tjetër. Se ajo që thuhet nëse një herë të mashtron nuk e ki ti fajin, i ka ai, por herën kërkosh s’të ka faj”, ka thënë Haziri në Debat Plus.



Të tjera
Nuk ka prova se Irani mund të godasë Londrën
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë