​Hetim për fabrikën e nënprodukteve shtazore, bastisje në katër institucione shtetërore

Prokurori i rastit, Admir Shala tha se prokuroria Speciale ka nisur një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Shala tha se hetimi është duke u zhvilluar me dyshimin për dhënien me qera kësaj fabrike.

Shala: Hetimi është duke u zhvillua lidhur më dyshimet për dhënien me qera kësaj fabrike

Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës së përpunimit të nënprodukteve shtazore. Hetimi është duke u zhvillua lidhur më dyshimet për dhënien me qera kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit jemi duke zhvilluar bastisjet dhe ko kontrolle në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelorë në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu me autorizimin tonë, policia së bashku me ne është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme dhe drejtë zbardhjes së rastit konkret. Për çështje në detaje nuk mund të lëshohemi”, tha ai.

Shala: Bastisjet janë duke u zhvilluar në katër lokacione

Bastisjet janë duke u zhvilluar në katër lokacione, janë në vijimë e sipër dhe për çdo veprim tjetër do t’iu njoftojnë për aq sa na lejohet… janë duke u bastisur Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe lokacioni i kompanisë përfituese e kontratës”, tha ai.

E nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se janë në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit.

Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë.