Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas hetimeve të FBI-së mbi sulmin në kanalin Iber–Lepenc në Varagë.
Manxhuka deklaroi se në minutat e para pas sulmit disa analistë publikë kishin akuzuar Qeverinë si të përfshirë, ndërsa rezultatet e FBI-së pas më shumë se një viti hetimesh dëshmojnë se pas sulmit qëndrojnë personat tashmë të arrestuar.
Ai ironizoi analistët, më konkretisht Berat Buzhalën që e quan edhe analisto-gurthyes, duke thënë se atyre u mjaftuan “pesë minuta për ta bërë gjyqin ndaj Qeverisë”, ndërsa FBI-së iu deshën muaj të tërë për të zbuluar provat.
Postimi i plotë:
Pas më shumë se një viti, doli edhe FBI-ja me një super-analizë që vërtetonte përfshirjen e atyre që tashmë ishin të arrestuar për këtë gjë.
Analisto-gurthyesit iu deshën pesë minuta “analizë” për ta bërë gjyqin ndaj Qeverisë, FBI-së së shkretë iu deshën muaj të tërë për ta kapur lloqin në çizmet e terroristëve.



Të tjera
Protestë kundër Izr@elit dhe SHBA-së gjatë banketit të Nobelit në Stokholm
Kur njerëzit të kritikojnë pa të njohur…
Kryetari i ri serb i Leposaviqit pretendon se e gjeti komunën në gjendje të keqe, e demanton Hetemi