Katër kryesues janë ndaluar për 48-orë nga Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, nën dyshimet për manipulim me vota në procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Lidhur me rastin ka folur për Klan Kosova edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Ai bëri të ditur se prokuroria ka urdhëruar intervistimin e 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Preteni konfirmoi se hetimet pritet të shtrihen edhe në dy komuna të tjera që mbulohen nga kjo prokurori.
“Ne i kemi edhe dy komuna që i mbulon Prokuroria Themelore në Mitrovicë, që janë Skenderaj dhe Vushtrria, dhe ditët në vazhdim do të vendoset për intervistimin e kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit edhe në këto dy komuna”, tha ai.



Të tjera
I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në QKUK
Netflix po vret pasionin në dhomën e gjumit
Tërmkolli: VV bashkë me PDK, LDK e AAK po përshpejtojnë ndarjen e Kosovës – Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe, i rëndë për sigurinë e vendit