Christopher Hill u pyet pse ish-udhëheqësi i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, përmendi me emër Hashim Thaçit gjatë takimit të tyre.
“Millosheviqi mendonte se ne po largoheshim nga [Ibrahim] Rugova dhe mendonte se ishte gabim i rëndë sepse mendonte se atij i duhej të merrej me UÇK-në, që kishte qëndrim të ashpër. Rugova asnjëherë nuk kërkoi më pak se pavarësia, por pranoi se nuk ishte i interesuar për luftën e armatosur”, tha Hill.
Sipas Hillit, Millosheviq ishte i shqetësuar se “ne do ta mënjanonim Rugovën dhe të zgjidhnim UÇK-në si partneren tonë. Pse shqetësohej për këtë, nuk jam i sigurt”.
Ai tha se ndjesi të tillë kishin edhe të tjerët dhe kishte edhe brenda SHBA-së që mendonin se duhej komunikuar më shumë me UÇK-në. / REL



Të tjera
Dokumentimi i kr*imeve të lu*ftës, themel i drejtësisë
Rrjedh afati për formimin e Qeverisë – Hoti: “LVV dy herë e mori mandatin pa asnjë bazë”
Ramush Haradinaj në mbështetje të protestës për UÇK-në në Strasburg