Christopher Hill tha në Hagë tha se takimi i parë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ndodhi në Tiranë, konkretisht me Xhavit Halitin.
Ai tha se dikush i tha për Halitin se ishte në nivel të lartë e disa të tjerë i thanë se ishte shok me personat e rëndësishëm me UÇK-në, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Dikush më kishte thënë se ishte në nivel të lartë. Dikush më kishte thënë se ishte shok me personat e rëndësishëm në UÇK. Nuk isha i sigurt se kush kishte të drejtë por ishte ai që përfaqësonte dëshirën për të ndjekur pistat e propozuara”, tha Hill.
Sipas dëshmitarit, në këtë takim në Junik ishte ardhë edhe një burrë me mjekër të zezë e që kishte edhe rroba ushtrie. Ai tha se ky person përfitoi nga rasti duke bërë fotografi me ata duke përfshirë edhe Richard Hoolbroke.
Tutje, Hill tha se Sllobodan Millosheviqi i kishte thënë Hoolbrok-ut se nuk do të takohej më me atë pasi që ai ishte takuar me UÇK-në.
Veç kësaj, Hill tha se Hoolbroke i kërkoi atij që të shkonte në Beograd dhe të fliste me Millosheviqin.



Të tjera
Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme
Karota parandalon kancerin
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj