Hill tha se nuk e dinte se kush lëshonte komunikatat e UÇK-së, ku përmendeshin edhe emra të udhëheqësve, andaj tha se nuk e dinte nëse kjo organizatë kishte një strukturë.
“Nuk mund t’i përdornim komunikatat për të përcaktuar një strukturë bazë hierarkike”, tha ai.
Ai u pyet për drejtorinë politike të UÇK-së dhe tha se Hill kishte mësuar se Thaçi ishte pjesë e këtij organi, por nuk e dinte se kush tjetër ishte pjesë e saj.
“Kishte shumë persona, që nuk ishin në Qeveri, apo në agjenci të tjera amerikane që përpiqeshin të mësonin se kush e udhëhiqte UÇK. Kur dilnin emra të rinj, ne interesoheshim. Një prej këtyre emrave ishte drejtori publik. Por ne duhej ta komunikonim këtë person”, tha ai. / REL



Të tjera
Sa arra në ditë duhet t’i konsumojmë?
Bashkëpunimi me Gjermaninë, kyç për zhvillimin e sektorit bujqësor
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nis operacion në Bjeshkët e Sharrit