Postimi i Elon Muskut në rrjete sociale, ku pretendonte se Donald Trump është në dosjet që lidhen me pedofilin e turpëruar Jeffrey Epstein, është hequr.
Miliarderi i teknologjisë e bëri këtë akuzë në platformën X, teksa shkëmbeu “goditje” me presidentin amerikan në një debat dramatik publik.
Në postim, i cili tani duket se është fshirë, Musk tha: “@realDonaldTrump është në dosjet e Epstein. Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike. Mbajeni në mend këtë postim për të ardhmen. E vërteta do të dalë në dritë”.
Ai nuk dha prova për pretendimin, i cili u hodh poshtë nga Shtëpia e Bardhë – me postimin që u zhduk nga platforma e tij e mediave sociale deri të dielën.
Përdoruesit që klikuan në mesazh – të postuar për herë të parë të enjten – u përshëndetën me: “Hmm… kjo faqe nuk ekziston. Provoni të kërkoni diçka tjetër”
Epstein vrau veten në qelinë e tij të burgut në gusht 2019, teksa priste gjyqin me akuzat për trafikim seksual të të miturve.



Të tjera
Perimet, frutat dhe peshku bëjnë trurin më të freskët
Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro
BE hoqi masat ndaj Kosovës, të vetmet që kanë mbetur janë ato të opozitës