Në vigjilje të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka pranuar urimin nga presidenti amerikan Donald Trump.
Sipas avokatit Taulant Hodaj, letra e publikuar nga Presidenca dallon nga urimet e mëparshme për shkak të një fjale kyçe që përmend integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Hodaj tha se kjo nuk ishte përmendur nga administratat e mëparshme amerikane.
“Është befasuese për të gjithë që kur krahasojmë letrën e këtij viti me ato të mëparshme, presidenti Trump asnjëherë nuk ka përmendur dialogun Kosovë-Serbi,” deklaroi Hodaj.



Të tjera
E duam Kosovën në BE
Gjykimi për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë Kosovë, vendimi të enjten
A duhet pirë birrë pas sportit?