Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës ka kërkuar shpjegime nga Izraeli për vrasjen e gjashtë gazetarëve, përfshirë edhe korrespondentin e Al Jazeera-s, Anas Al-Sharif, në një sulm pranë Spitalit Al-Shifa në Gaza, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Përmes ambasadës së Tel Avivit në Hagë, ministria holandeze ka kërkuar nga Izraeli të ofrojë prova që mbështesin pretendimet se dy nga viktimat, të dy gazetarë të Al Jazeera-s, kishin lidhje me Hamasin.
“U takon autoriteteve izraelite të ofrojnë prova për akuzat e tyre”, tha një zëdhënës i ministrisë holandeze për Anadolu.
Zëdhënësi i ministrisë tha se çështja gjithashtu është ngritur në takimin e kryediplomatëve të BE-së, ku ministri holandez i Punëve të Jashtme, Caspar Veldkamp, shprehu shqetësim për dhunën në rritje ndaj gazetarëve gjatë luftës në Gaza.
Veldkamp, sipas ministrisë, theksoi se “shumë njerëz, përfshirë gazetarë, janë vrarë” në konflikt.
Shoqata Holandeze e Gazetarëve (NVJ) gjithashtu e dënoi vrasjen e korrespondentit Al-Sharif, duke e quajtur një sulm të qëllimshëm dhe i kërkoi ministrit të jashtëm të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Izraelit në një letër të dërguar më herët këtë javë.
Të tjera
Baraliu kërkon trajtim serioz të fakteve për Listën Serbe
Telefon, USB dhe uniforma ushtarake – çfarë u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për sulmin ndaj KFOR-it e policisë në Zveçan
Kardinali italian, shtatë orë me emrat e fëmijëve të vrarë në Gaza