Learta Hollaj, shefe e kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka treguar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, por jo rastësishëm, sa i përket shkuarjes së Kosovës në ceremoninë e Bordit të Paqes në Davos.
“Realisht, gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, por asgjë nuk ka qenë e rastësishme”, ka thënë Hollaj në Info Magazine.
“Ju e dini shumë mirë çfarë kontakte mban presidenca e Republikës së Kosovës, në këtë rast presidentja, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar nga Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit, ambasada e kështu me radhë”.
“Për sa u përket ftesave që janë dërguar për bordin e paqes, ato janë bërë publike dhe dihet që ndër të parat ka qenë Shqipëria. Mirëpo ka pasur njoftim dhe paralajmërim që do të ketë edhe shtete të tjera që do të marrin ftesa”.
Hollaj madje e quajti hedhjen e nënshkrimit të Kosovës atje si një prej arritjeve më historike të Kosovës që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.
“Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe përgatitjet duhej të bëheshin në një periudhë shumë të kufizuar”.
“Ajo që ka ndodhur në Davos është një prej paraqitjeve më të suksesshme dhe një prej arritjeve më historike për Republikën e Kosovës që prej shpalljes së pavarësisë”, ka thënë Hollaj.



Të tjera
Ndihu më mirë dhe bëj këto 11 gjëra para se viti të përfundojë
‘Plehra, lëri çunat’- Përplasje fizike mes deputetit të PD-së dhe policisë gjatë protestës në Shqipëri
Kërkohet paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për falsifikim rezultatesh