Në Kuvendin e Kosovës po mbahen sot homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i cili u nda të enjten nga jeta.
Homazhet po zhvillohen në praninë e familjarëve, përfaqësuesve institucionalë, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve, të cilët po bëjnë nderimet për të ndjerin, n֝ shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në jetën institucionale dhe politike të vendit.
Homazhet në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet sipas agjendës së përcaktuar nga familja.



Të tjera
Haxhiu dhe ambasadorja e Kroacisë flasin për thellimin e bashkëpunimit
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–Luksemburg
Metodat që i përdorin profesionistët për ta larguar stresin