Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologu i tij nga Kosova, Albin Kurti, janë takuar këtë të dielë gjatë homazheve në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Pas përfundimit të fjalimit të Ramës në Pallatin e Kongreseve, arkëmorti i Nanos është transportuar drejt Kryeministrisë — një kalim simbolik para institucionit që ai e kishte drejtuar për disa vite.
Gjatë ceremonisë para Kryeministrisë, Rama dhe Kurti janë parë duke u takuar e shkëmbyer disa fjalë, teksa ecin krah për krah.

Momenti është shoqëruar me një shtrëngim të rrallë duarsh mes dy kryeministrave, që prej kohësh kanë pasur raporte të ftohta politike.
Në prapavijë të këtij takimi shihej edhe ish-ministri i Brendshëm dhe ish-kandidati për kryeministër, Fatmir Xhafaj, i cili po vëzhgonte nga afër momentin mes Ramës dhe Kurtit.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, Fatos Nano do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.



Të tjera
Bananet ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit në bark
Njerëzit egoistë mendojnë se janë qendra e universit
Shqipëria në shitje! Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort