Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga stafi i tij, priti sot në një takim zyrtar përfaqësues nga ambasada e SHBA-së, atasheun e mbrojtjes kolonel AJ Berg, nënkolonel Jonathan Shaw dhe atasheun e ICITAP-it nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Kimberly Riffe.
Sipas njoftimit nga Policia, Hoxha i informoi të pranishmit mbi situatën e sigurisë në Kosovë, mbi punën, angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.
“Të pranishmit u informuan gjithashtu për arritjet e Policisë së Kosovës në fusha të ndryshme, duke përfshirë menaxhimin e sfidave të ndryshme që kanë përballuar gjatë viteve, të cilat janë menaxhuar dhe tejkaluar me sukses, falë profesionalizmit dhe bashkëpunimit me institucionet lokale dhe ndërkombëtare, si dhe partnerët nga SHBA”, njofton Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se në këtë takim, ndër të tjera, Policia e Kosovës theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me përfaqësuesit e SHBA-së dhe se ky partneritet në bashkëpunim dhe mbështetje do të avancojë më tej në fusha të ndryshme policore.



Të tjera
Në Gjakovë e kemi bazën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe do ta ndërtojmë edhe fabrikën e municioneve, të parën në Kosovën tonë të lirë e të pavarur
Lu*ftoi Gadafin e riorganizoi ushtrinë, kush është gjenerali libian i vra@ë në Ankara
Manaferrat, çfarë duhet të dini për frutin magjik veror dhe pse i nevojitet organizmit