Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Atje, Hoxha zhvilloi takim me Sekretarin e Shtetit të Ajovës, Paul Pate, ku ndër të tjera u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e sigurisë, transmeton KosovaPost.
“Në takimin mikpritës i cili u realizua në Kapitolin e Ajovës (IOËA), Drejtori Hoxha ishte i shoqëruar nga z.Drilon Zogaj, Shef i Misionit për Konsullatën e Republikës së Kosovës në Des Moines, Sekretari i parë Fatmir Rrahmanaj dhe Kolonel Mentor Shabani”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PK-së.



Të tjera
Pse peshku është ushqimi më i mirë për shëndetin e trurit
Vitia nënshkruan për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt
Mungesa e gjumit ndikon shumë në gjendjen emocionale