Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga stafi i tij.
Në takim ndër të tjera u diskutuan tema të ndryshme të cilat ishin në interes të situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit për media, në takim u konfirmua vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimi i shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Pikë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet e përbashkëta në mes të PK-së dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun.
“Të dy palët u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, ndikon në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshm”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Mendimet negative duhet t’i zëvendësoni me pozitivitet
Pesë sinjale që jeni më inteligjentë se të tjerët
Profesionet që duken më tërheqëse për gjininë e kundërt