Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ishte i ftuari i radhës në emisionin BlicIntervieë, me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.
Hoxhaj tregon se që nga 10 shkurti ai ka qenë i bindur se qasja e Kurtit, veçanërisht sulmet ndaj opozitës në natën e 9 shkurtit, kanë qenë mesazh për elektoratin e Vetëvendosjes dhe përgatitje për zgjedhje të parakohshme.
Ndër të tjera ai thekson, se ajo se çfarë ka ndodhë gjatë vitit 2025, është një dhunë politike e ushtruar në Kuvendin e Kosovës.
“Me 10 shkurt kam qenë i bindur, që zoti Kurti nuk është i interesuar që të krijoj institucione të reja dhe qasja e tij që ta godet opozitën në natën e 9 shkurtit për mu ka qenë mesazhi i qartë që ai po i folë elektoratit të tij dhe kërkon zgjedhje të parakoshme. Prandaj çka ka ndodhë gjatë 2025 ka qenë një dhunë politike e ushtruar në Kuvend të Kosovës, për ta përmbysë sistemin politik, për mos të kriju institucione politike me qëllim që të merrë sa më shumë vota kurdo që të mbahen zgjedhjet e parakohshme, dhe zgjedhjet e parakohshme mbahen me 28 dhjetor“, vlerësoi ai.
Ai theksoi se përgjegjësia tani është në duart e qytetarëve të Kosovës, të cilët, sipas tij, duhet ta ndëshkojnë me votë Lëvizjen Vetëvendosje për mungesën e vullnetit politik për ndërtimin e institucioneve.
Tutje, ai shton se vota e 28 dhjetorit është vota më historike që ka dhënë qytetari i Kosovës që nga viti 2008, ku thekson se ndryshimi politik është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm.
“Ky qëllim varet tash prej votës së qytetarëve të Kosvoës, nëse gjatë vitit 2025 klasa politike në Kosovë, deputetët e Kuvendit të Kosovës por mbi të gjitha Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka pas vullnet, nuk ka pas qëllim politik që ti krijojnë institucionet, tash është në dorën e qytetarëve që duke e penalizu dhe duke e dënu LVV me votë ta bëjnë ndryshimin politik dhe në 2026 ta kem një qeveri e cila udhëheqet prej PDK-së dhe Bedri Hamzës. Ndryshimi politik është i domosdoshëm, i pashmangshëm që të ndodhë dhe vota e 28 dhjetorit është vota më historike që ka dhënë qytetari i Kosovës që nga 2008 e deri më sot“, përfundoi Hoxhaj për GazetaBlic.



Të tjera
Pesë tiparet e fëmijëve inteligjentë
Supergoli nga Muslija ia siguron fitoren Fortuna Düsseldorf-it
Aprovohet ilaçi sprej për trajtimin e depresionit