Sot mbushen 36 vjet nga rënia e dy dëshmorëve të Kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia nga Komuna e Podujevës.
Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.
Afrim Zhitia u lind në vitin 1965 në Llugë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Më 1982, si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, inkuadrohet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës. Më 1984 arrestohet bashkë më shokë dhe dënohet me katër vjet burg.
Me rastin e 36-vjetorit të rënies heroike të Heronjve të Kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, sot mbahen homazhe për nder të jetës dhe veprës së tyre, nga ora 12:00 në Varrezat e Dëshmorëve, Velani – Prishtinë, varret e Heronjve të Kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, dhe në ora 13:00 homazhe në vendin e rënies, në Bregun e Diellit, Prishtinë.



Të tjera
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar
Kosovën nuk e shohin më si kundërshtar të lehtë, shqetësim mungesat dhe atmosfera