Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka komentuar deklaratën e deputetes së LDK’së, Hykmete Bajrami, e cila tha se nuk ka vend në LDK për Vjosa Osmanin.
Avdyli e ka ’garantuar’ Bajrami se Osmani nuk kthehet në LDK, duke thënë ”mos u frikëso se Vjosa nuk vjen në LDK, me ta nxon vendin’.
Ai madje thotë se Bajrami ka xhelozi personale për Vjosa Osmani, sipas tij, ’i pengon shkëlqimi’ i Vjosa Osmanit.
”Hykmetja ka qenë deputete ka fundi i listës. Në kohën kur ka qenë Vjosa Osmani, edhe kur e qitshin 81 dalke e dyta me vota. Ajo ka xhelozi personale ndaj Vjosës, e pengon shkëlqimi i saj. Ajo ka qenë edhe mbrapa Besa Gaxherit, Lirie Kajtazit, Valentinës e Vlora Dumoshit, edhe me vota edhe me pozita në parti. Ka një frikë të tmerrshme ajo. Mos u friko se nuk vjen(Vjosa Osmani) në LDK, me ta nxon venin. Ti vazhdo mos të kesh probleme me Listën Serbe”, tha ai Tutje, ai në dPt te Fidani.



Të tjera
12 mënyra për të rënë në peshë pas moshës 40-vjeçare
Shkelje e sovranitetit dhe su*lm
Serbia po ta njihte nesër Kosovën, do të hynim në BE