Ismet Ibishi, ekspert i sigurisë, ka folur lidhur me hyrjen e disa automjeteve të FSK-së në veri të vendit, ngjarje që më vonë është sqaruar nga vet FSK dhe Policia e Kosovës si një ngatërrim teknik.
Ai ka theksuar se marrëveshja mes institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve të NATO-s duhet respektuar, duke e cilësuar rastin si jashtëzakonisht jo serioz.
“Ajo duhet të mirëmbahet me përpikëri dhe është shumë joserioze, për të mos thënë joprofesionale, që të ndodhin gjëra të tilla. Për të lëvizur trupat tanë në veri të vendit duhet paraprakisht miratim nga forca e NATO-s, gjegjësisht KFOR-i, për të menaxhuar ndonjë situatë emergjente. Siç e dini, ka qenë një rast kur patëm humbjen e jetës së një qytetari tonë në liqenin e Ujmanit…”, ka thënë ai.
Ibishi ka shtuar se në çdo ushtri, çdo marshimi i paraprin një automjet i policisë ushtarake apo i zyrtarëve të autorizuar, të cilët paraprakisht sqarojnë itinerarin, rrugëtimin, pushimet dhe ngjarjet që do të ndodhin gjatë rrugës.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës