Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili është edhe kandidat për deputet nga radhët e LVV’së, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se autostrada e Gjilanit do të përfundojë brenda një viti pasi të nënshkruhen kontratat e reja.
Në videon e ndarë të tij, Durmishi shihet së bashku me kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin.
‘‘U shkëputën katër kontrata për katër segmente të Autostradës Prishtinë – Gjilan. Nga momenti i nënshkrimit të kontratave të reja, brenda një viti do të përfundojë Autostrada e Gjilanit’’, ka shkruar Durmishi.
Ndryshe, Autostrada e Gjilanit, ka qenë një nga premtimet e VV’së dhe Albin Kurtit edhe në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2021, megjithatë e njëjta s’është përfunduar akoma.



Të tjera
Fushata e bombardimeve të NATO-s ndaloi gjenocidin dhe spastrimin etnik që po kryente Serbia në Kosovë
Pas Coronavirusit do të përballemi me “epideminë” e vetmisë, paralajmërojnë psikologët
Haxhiu merr pjesë në ekspozitën ‘M@sakrat në Kosovë 1998 – 1999’