Hyseni uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

Hyseni uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke bërë thënë se le të jetë kjo festë një thirrje për më shumë mirësi mes nesh, më shumë kujdes për ata që kanë më pak, shkruan KosovaPost.

“Le të jetë kjo festë një thirrje për më shumë mirësi mes nesh, më shumë kujdes për ata që kanë më pak, dhe më shumë përkushtim për qytetin tonë”, ks shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Kurban Bajrami na kujton sa e rëndësishme është të jemi afër njëri-tjetrit, jo vetëm në festa por çdo ditë, përmes mirëkuptimit, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë.🕌

Në këtë ditë të shënuar, vizitova Bashkësinë Islame të Gjilanit për të përcjellë urimet e mia dhe për të shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve tanë.

Le të jetë kjo festë një thirrje për më shumë mirësi mes nesh, më shumë kujdes për ata që kanë më pak, dhe më shumë përkushtim për qytetin tonë.

Gëzuar Kurban Bajramin, me shëndet e harmoni në çdo familje!🌙