Dushan Maksimoviq, i akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit pranoi se numri i telefonit të Milan Radoiçiqit i ishte gjetur në telefonin e tiji, por që nuk ka pasur asnjëherë kontakt me të.
I pyetur nga anëtarja e trupit gjykues, Donikë Shala-Abdyli, Maksimoviq tha se për fotografitë që pretendon Prokuroria, ka prej tyre që nuk i ka parë kurrë dhe nuk e ka idenë se nga janë nxjerrë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ai deklaroi se telefoni i tij është shfrytëzuar edhe pas marrjes së tij nga Policia.
Anëtari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri e pyeti të akuzuarin nëse e ka njohur Milan Radoiçiqin, ku Maksimoviq tha se personalisht nuk e njeh por pohoi se e kishte numrin e tij.
I akuzuari tha se numri i telefonit të Radoiçiqit ishte gjetur në telefon të tij, për shkak se kishte planifikuar ta kontaktonte për ndihma familjare, por që nuk ka pasur kontakte me të.
“Kurrë s’kam pas kontakt me të”, tha ai.



Të tjera
Tri hurma në ditë, 5 vlera për organizmin
Sonte kompletohen çiftet çerekfinaliste në Champions League
Policia në kërkim të katër të dyshuarve për f@jde dhe privim i kundërligjshëm i lirisë