Egzon Kelmendi ka njoftuar se do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2024, nga radhët e AAK-së.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Egzon Kelmendi, ka deklaruar se zgjodhi anëtarësimin në këtë subjekt politik “duke vlerësuar se kjo parti përfaqëson vlerat dhe vizionin të cilave u beson”.
“Me këtë anëtarësim, kam vendosur të kandidoj si deputet, i përkushtuar për të sjellë ndryshime që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës”, ka shkruar Kelmendi.
Edhe Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, ka njoftuar se Egzon Kelmendi do të jetë pjesë e listës së Aleancës si kandidat për deputet.
Sipas ish-kryeministrit, Elkos Group, e udhëhequr nga familja Kelmendi, është shembull i shkëlqyer i sipërmarrjes vendore dhe shtyllë e rëndësishme e ekonomisë kosovare.
Të tjera
Policia e Kosovës, simbol i shtetit tonë të pavarur
Policia nuk i la shans kr*imit e te*rrorizmit në veri
S’ka krizë e as kërcënim që e lëkund besimin tuaj ndaj Republikës