Një person është arrestuar pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit i ishte prezantuar viktimës si person zyrtar dhe e kishte kontrolluar në xhepave të rrobave dhe në trup.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 16:00, në Skenderaj.
“Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit viktimës mashkull kosovar i ishte prezantuar si person zyrtar dhe e kishte kontrolluar në xhepa të rrobave dhe në trup. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.



Të tjera
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9°C
Bakteria që shkakton probleme në stomak
Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, thirrje për kursim të energjisë