Personi i dyshuar për plagosjen me armë zjarri që ndodhi sonte në lagjen Emshir të Prishtinës është identifikuar si Valton Sadiku.
Burime konfirmojnë, se Sadiku është emër i njohur për policinë dhe nuk është hera e parë që përfshihet në raste të rënda kriminale.
Sipas të dhënave të deritanishme, ndaj Sadikut janë të hapura disa raste penale, përfshirë incidente me armë zjarri.
Ai dyshohet gjithashtu për një tentim vrasjeje në një rast të mëparshëm, ndërsa për organet e rendit konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë dhe me prirje të përsëritura kriminale.
Policia ka nisur hetimet intensive dhe është në kërkim të Sadikut, i cili sipas burimeve, është në arrati.
Të tjera
Decertifikohen 9 kandidatë për zgjedhje lokale
Ndryshime në kabinetin qeveritar në Shqipëri
Kanosja ndaj Kurtit, të pandehurit nuk e pranojnë fajësinë – kryeministri nuk kërkoi dëmshpërblim