“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin”, Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

“I hëngri” fjalët e veta – fitoi përmes klientelizmit dhe shfrytëzimit të pushtetit

Anëtari i PDK-së, Driton Ajazi, ka lëshuar kritika ndaj kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke thënë se ai ka thyer publikisht fjalën e dhënë se nuk do të kandidonte për më shumë se dy mandate.

Duke komentuar mospjesëmarrjen e Lladrovcit në Konventën e PDK-së, ai tha se Lladrovci është larguar me vetëdëshirë nga subjekti politik.

“Ramiz Lladrovci ‘i hëngri’ fjalët e veta. Ai e kishte potencuar vetë se ‘dy mandate më tepër nuk synoj’. I pati dy mandate e gjysmë dhe kur iu rrit egoja për të vazhduar me një tjetër, atëherë edhe ndodhi ajo që ndodhi. Lladrovci është larguar vetë nga PDK-ja, dhe përderisa u largua vetë, është e qartë pse sot nuk ishte aty”, u shpreh Ajazi në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ajazi tha se faktori përcaktues për fitoren e Lladrovcit në zgjedhjet e kaluara komunale ishte shfrytëzimi i pushtetit që PDK-ja ia kishte dhënë për nëntë vite.

“Për vite me radhë ai ka krijuar votues klientelistë, duke kryer punë, shërbime, punësime të ndryshme dhe duke shfrytëzuar buxhetin komunal – sidomos në vitin elektoral – për projekte që më pas shndërroheshin në vota për të”, tha Ajazi.

Sipas tij, në Drenas ka pasur edhe marrëveshje të fshehta me parti të tjera opozitare që i mundësuan Lladrovcit fitoren pa balotazh. /teve1.info/