Zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance, ka mbajtur një fjalim në Budapest, ku do të takohet me udhëheqësin e Hungarisë, Viktor Orban.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, gazeta The Washington Post e pyeti Vance nëse ka ndonjë informacion të ri që sugjeron se mund të arrihet një marrëveshje midis ShBA-së dhe Iranit, transmeton Klankosova.tv
Në përgjigje, Vance tha se ShBA-të i kanë përmbushur “në thelb” objektivat e tyre ushtarake në Iran. Natyra e përfundimit të luftës varet nga iranianët, vazhdoi ai, duke shtuar se ekzistojnë “dy rrugë” për t’i dhënë fund luftës.
Njëra është kur “iranianët vendosin se do të jenë një vend normal, nuk do të financojnë më terrorizmin, do të jenë pjesë e sistemit botëror të tregtisë dhe shkëmbimit”.
Opsioni tjetër, tha Vance, është “nëse iranianët nuk ulen në tryezën e bisedimeve… atëherë situata ekonomike në Iran do të vazhdojë të jetë shumë, shumë e keqe”. /Klankosova.tv



Të tjera
Kër*cënimet e Trump nuk do të hapin derën për dialog
Jo vetëm një hero në ishull
Haxhiu e gatshme të ndihmojë në çështjen e Presidentit