I kërkuan të ftojë në emision njërën nga motrat Hoxha, reagon Arbana Osmani: E kanë derën gjithmonë të hapur

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka tash e një kohë që ka nisur me një sërë intervistash me të ftuar shumë të veçantë.

E së fundmi asaj i është parashtruar një pyetje, për të ftuar njërën nga motrat Hoxha, Sarën apo Lorin.

Megjithatë, përgjigja e prezantueses ka qenë e kthyer në një formë tejet elegante.

Foto: Screenshot/Instagram

“Fto një nga motrat Lori dhe Sara, mos e harro të shkuarën, se e ardhmja nuk zgjat bukur pa kthyer nganjëherë kokën pas”, ka qenë komenti i bërë.

Ylli i ekranit nga ana tjetër theksoi: “S’ka nevojë për citate. Lori dhe Sara nuk kanë nevojë për ftesa në shtëpinë time se e kane derën gjithmonë të hapur”.

 

View this post on Instagram

 

Kjo tregon shumë për raportin që ato kanë, duke qenë se kanë punuar prej shumë vitesh.

Arbana ka moderuar disa programe në Top Channel, por u njoh më shumë për Big Brother.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)