Një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Makovc të Prishtinës.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për gazetën online Reporteri.net se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Makoc të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, deklaroi zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Rreth gjendjes shëndetësore të të lënduarit detaje kanë dhënë nga QKUK.
Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi se gjendja e tij është e rëndë.
“Po, është duke u trajtuar tek ne. Gjendja e rëndë dhe jo stabile. Po kryhen ekzaminimet e nevojshme. Disa duhet të përsëriten dhe më pas transferohet në Mjekimin Intensiv Qendror”, deklaroi ai.



Të tjera
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë