Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka ngritur shqetësim lidhur me, sipas tij, ndërhyrjet e disa ambasadorëve në punën e Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një reagimi publik, ai u ka bërë thirrje diplomatëve që të përmbahen nga vizitat, takimet apo çdo formë ndikimi ndaj këtij institucioni.
“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme”, ka deklaruar deputeti.
Ai ka theksuar se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese është thelbësore për funksionimin demokratik të shtetit dhe për ruajtjen e rendit kushtetues në vend.



Të tjera
Çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për fuçi
Qeveria britanike me këshilla për gjumë
Spanja largon ambasadoren e saj nga Izr@eli