Njësiti policor i Gjakovës ka arrestuar një të mitur pas njoftimit të bërë nga nëna e tij, e cila kishte gjetur dy qese me substanca narkotike në kuzhinën e shtëpisë së tyre.
Ngjarja ka ndodhur më 25 tetor 2025 rreth orës 16:00.
Sipas njoftimit të bërë nga ankuesja, substancat dyshohet t’i përkasin djalit të saj të mitur, i cili është përdorues i drogës. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar 9.14 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë.
I mituri është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, në konsultim me prokurorin.



Të tjera
Vetëm 700 bileta për tifozët turq në ndeshjen Kosovë–Turqi
Ndaloni 10 gjëra nëse doni të jeni i lumtur
Spanja mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin