Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë dhe ndërhyn Policia.
Kështu ka ndodhur së fundmi në Lipjan, ku një i mitur përfundoi në pranga të Policisë pasi u fut në sherr me një 30-vjeçar.
Gazeta ka mësuar se i mituri, i moshës rreth 17-vjeçar, po dyshohet për kërcënimin e viktimës, me të cilin ka pasur nëj problem qe një kohë, për motive akoma të panjohura.
Sipas informacioneve të para, i mituri po dyshohet se e ka kontaktuar 30-vjeçarin, ku është kapur verbalisht me të, e më pas i ka shkuar te lokali me një grup shokësh, ku e ka kërcënuar me vrasje.
Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici dhe fillimisht i dyshuari nuk është arritur të kapet.
Të njëjtat burime thonë se gjatë ditës së djeshme, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.
Të tjera
Bislimi në darkë pune me ambasadorë të disa prej shteteve aleate dhe mike në Berlin
Dogana ndalon dhe asgjëson mbathje sportive të falsifikuara në Aeroportin e Prishtinës
Njerëzit e fortë nuk hakmerren…