Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, në konferencën përpara ndeshjes së nesërme ndaj Zvicrës ka bërë të ditur se “Dardanët” i kanë bërë analizat e tyre dhe i njohin pikat e dobëta të kundërshtarit.
Muriqi tha se atmosfera brenda ekipit është e jashtëzakonshme, teksa u shpreh shpresëplot se nesër do të dalin fitues.Jemi përgatitur për nesër dhe kemi bërë analizat tona. E njohim Zvicrën, i njohim pikët e dobëta. Atmosfera është e jashtëzakonshme”.
“Kemi një ekip me lojtarë të nivelit të lartë dhe bazuar në këtë shpresoj se nesër do të dalim fitues. Kundër Zvicrës kisha rastin të shënoj dy herë dhe është ndjenjë e mirë të shënosh gola. Jemi të gatshëm dhe shpresoj t’i gëzojmë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium”, tha Muriqi, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Muriqi foli edhe për dy lojtarë të tjerë të kombëtares, Fisnik Asllanin dhe Albion Rrahmanin, të cilët i uroi që ta kalojnë shifrën e golave që vet Muriqi i ka shënuar për Kosovën.Është nder për ta përfaqësuar Kosovën. I dëshiroj sukses Fisnikut dhe Albionit dhe uroj të jenë tandemi i ardhshëm i Kosovës. Uroj ta kalojnë shifrën e golave që unë i kam realizuar”, tha ai.
Nesër Kosova do ta nis ciklin e fazës së grupeve për kualifikime në Kampionatin Botëror.
Të tjera
Vetmia – sëmundja e modernitetit
Keqtrajtimet në Hagë, OVL UÇK thërret konferencë për media
Shqipëri, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor rrëzon ankimimin për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve