Gjatë seancës, i nominuari për kryeministër. Gjuro Macut, gjatë ekspozesë së tij, nuk ka harruar të përmend edhe Kosovën.
Sipas tij, Serbia do të vazhdojë të jetë aktor konstruktiv në çështjen e Kosovës, por nuk do të pajtohet me zgjidhje që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Macut ka deklaruar se Kushtetuta është dokument për zbatimin e duhur të të cilit do të insistojë vazhdimisht dhe ka theksuar se është detyrë e të gjitha organeve shtetërore që të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat shtetërore të Serbisë në Kosovë.
Kujtojmë se ndër emrat e përmendur si pjesë e Qeverisë së Serbisë është përmendur edhe Boris Bratina.
Bëhet fjalë për njeriun i cili në një takim të mbajtur më 24 mars 2009 në Beograd, me rastin e 10 vjetorit të sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, i vuri flakën flamurit të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, në listën e ministrave është edhe Demo Berisha, për të cilin deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se është një goditje e rëndë për çdo shqiptar që ka vuajtur, rezistuar dhe sakrifikuar për të drejtat e veta në Serbi.
Qeveria e Serbisë është në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend verifikuan dorëheqjen e Millosh Vuçeviqit nga posti i kryeministrit, çka shënoi fillimin e afatit 30-ditor për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Vuçeviq dha dorëheqje pas rrahjes së një grupi studentësh nga aktivistët e Partisë Progresive Serbe që po bllokonin punën e fakulteteve në Novi Sad.
Rënia e Qeverisë së Serbisë, e udhëhequr nga Millosh Vuçeviq, ndodhi në kulmin e protestave kundër pushtetit, të udhëhequra nga studentët që nga fundi i nëntorit 2024 po bllokojnë dhjetëra fakultete në gjithë Serbinë.
Në qendër të kërkesave të tyre, të adresuara ndaj institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë ligjore dhe politike për vdekjen e 16 personave në shembjen e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar.
Të tjera
Klasat 6-9 nuk kanë nevojë t’i blejnë librat, ato barten nga gjenerata e kaluar
Shqetësuese që të akuzuarit për kërcënim ndaj Kurtit vazhdojnë me të njëjtën gjuhë
Reshjet gati sa nuk fundosin veturat në kryeqytet, banorët ankohen