Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e enjtja, 25 korrik 2025, ka sjellë një valë të pazakontë të të nxehtit, me temperatura rekord të regjistruara në shumë qytete të vendit, transmeton KosovaPost.
Sipas matjeve të Rrjetit Shtetëror të Stacioneve Meteorologjike Automatike, temperatura më e lartë u shënua në Hani i Elezit, me 41.6°C, duke thyer çdo rekord të mëparshëm. Edhe qytete të tjera u përballën me temperatura përvëluese: Klinë 42.5°C, Gjakovë 40.7°C, Rahovec 40.2°C, Suharekë 40.4°C, Prizren 40.3°C.
Në kryeqytet, Prishtina, u regjistrua temperatura 38.4°C, ndërsa në Mitrovicë 39.0°C. Edhe qytetet e tjera si Gjilani (39.6°C), Kamenica (39.7°C) dhe Skenderaj (38.7°C) u prekën rëndë nga i nxehti përvëlues.
Të tjera
Kandidati i GUXO-s tërhiqet nga gara për kryetar të Gjilanit
Amerika pezullon pa afat dialogun strategjik me Kosovën, shkak veprimet e Qeverisë
Çeku çmon lartë përpjekjet e BIK-ut për ruajtjen e trashëgimisë kulturore