“I padijshëm, çfarë juriste je ti”, përplasje mes Zana Avdiut e Dibran Hoxhës për nenet e Kushtetutës

Analistët Zana Avdiu dhe Dibran Hoxha janë përplasur në “Pressing” të T7.

Kjo përplasje mes tyre ndodhi teksa flisnin për interpretimet kushtetuese.

Pjesë debatit:

Hoxha: Ekziston regjistri propagandistik që po shihet kush po kontribuon më shumë, regjistri normativ-juridik që Zana e tha që për bindjen tem gabim me interpretimet e mia juridike kushtetuese

Avdiu: Kush e tha?

Hoxha: Ti e the unë e interpretova?

Avdiu: Po pyes a je jurist, sepse hyri në komentimet e mia

Hoxha: Interpretimet e mia për aq sa mundem me i interpretu

Avdiu: Ti the nuk je juriste

Hoxha: Por, me qenë juriste e ma ja huç neneve qashtu

Avdiu: Ti po mendon

Hoxha: Jo Zana ju referojshe neneve që s’kanë lidhje me konstituim të Kuvendit

Avdiu: Nuk po dinë as me i lexu nenet, unë e di këtë qasjen me u tregu shumë i dijshëm. Ti po del i padijshëm.