Leo Messi ka dhuruar një tjetër spektakël në MLS.
Ylli argjentinas shkëlqeu me tri asiste, në fitoren e Inter Miamit 4:1 ndaj Neë England Revolution.
Mesi asistoi në dy golat e Allende dhe në një të Jordi Albas, shkruan Gazeta Express.
Ky i fundit shënoi dy gola në këtë ndeshje.
Me këtë fitore, Inter Miami tani ka 59 pikë në vendin e tretë shtatë më pak se lideri Philadelphia Union që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Megjithatë, Inter Miami vetëm se e ka siguruar fazën e play-offit të këtij sezoni në këtë garë.



Të tjera
Si të thoni me mirësjellje se jeni të zënë
BE mirëpret konstituimin e kuvendeve në 20 komuna të Kosovës
Ndikimi i Muriqit në skuadër më i madh se i Mbappes e Haalandit